Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska ka reaguar ndaj veprimeve të presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkoka.
Sipas saj, ajo nuk është më qytetar privat, dhe udhëton me pasaportë ku shkruhet Maqedonia e Veriut.
Ja postimi i saj:
Ajo udhëton me një pasaportë ku shkruhet Maqedonia e Veriut.
Ajo ka një letërnjoftim ku shkruhet Maqedonia e Veriut.
Ajo u zgjodh presidente e vendit, që në të gjitha organizatat ndërkombëtare mban emrin Maqedonia e Veriut.
Çfarë budallallëku ta bësh këtë.
Ka procedura dhe procedura ligjore për ndryshimin e emrit. Deri atëherë, si presidente e Maqedonisë së Veriut, ajo duhet të përdorë emrin zyrtar kudo dhe në çdo situatë. Ajo nuk është më qytetar privat, përveçse në shtëpi me familjen dhe në rrethin privat të jetës”, ka shkruar Najçevska.