Ne votuam ndryshimin!
Si një nga ato 107 mijë votuesit për ndryshim, shfrytëzoj rastin publikisht t’ua uroj të zgjedhurve tanë mandatet e deputetëve në legjislaturën 2024 – 2028. Uroj paraprakisht edhe përfaqësuesit tanë në ekzekutivin e ardhshëm.
Njëkohësisht dua t’jua rikujtoj se marrja e funksioneve nuk është vetëm privilegj, por mbi të gjitha është përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve që i përfaqësoni.
Koha kalon shpejt. Përveshini mëngët dhe nisjani punës e mos ju kapë ndonjë ekzaltim i tepërt. Keni shansin të tregoni se ju nuk jeni si ata qe ishin! Në rast se nuk mundeni apo nuk dini t’i kryeni obligimet që i keni marrë, atëherë tërhiquni me kohë. Mos na turpëroni as neve e as veten tuaj?
Mos harroni, ju jeni aty për ne dhe assesi e kundërta!
Ne votuam ndryshimin dhe jo zëvendësimin!!
Këtë mos e harroni!
Izbi Vinca
25.05.2024