Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë...

VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

Nga VLEN-i kanë dhënë detaje për takimin e sotëm mes grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së ku thanë se në këtë takim u theksua që të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët dhe gjithashtu, në përbërjen e ardhshme qeveritare të re të respektohen parimet e dakorduara më parë, përcjell TV21.

“Sot u mbajt takim punues ndërmjet grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së në hapësirat e selisë së VMRO-DPMNE-së. Në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët. Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese. Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e VLEN.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments