Koalicioni shqiptar VLEN tashmë ka finalizuar edhe emrat e grupit negociator që do të bisedojnë për formimin e Qeverisë së re me VMRO-DPMNE.
Siç mëson INA, në ekipin e negociatave nga Lëvizja BESA do jetë Adnan Azizi, nga Lëvizja Demokratike, Visar Ganiu, nga Aleanca për Shqiptarët do të jetë Azie Aliu dhe nga Alternativa është Bashkim Murtezi.
Ky ekipi negociator do të ketë edhe bashkëpunëtorët e tjerë profesional që po ashtu do kyçen në ekipin negociator, përcjell INA.
Grupet e punës do nisin bisedimet dhe harmonizimin e programit të Qeverisë së re, pas një takimi të sërish në nivel të liderëve të VLEN me kreun e VMRO-së, Hrisrijan Mickoski.(INA)