Ministri Shaqiri:
Po printohen tekstet për nxënësit nga klasa e I deri në klasën e VII për vitin shkollor 2024-2025. MASH filloi me printimin e të gjithë tekstet shkollore të miratuara nga Komisioni nacional për tekste shkollore, si organ kompetent për miratimin e teksteve shkollore.
Brenda muajit maj dhe deri në fillim të muajit qershor do të shpërndahen të gjithë tekstet në të gjitha shkollat fillore, që edhe këtë vit nxënësit ta fillojnë mësimin në shtator me tekste të kompletuara.
Premtimin e realizuam, që në mënyrë sistemore në afat të gjatë e zgjodhëm çështjen e teksteve të reja shkollore.