Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIsmail Hoxha, personaliteti i madh nga Ladorishti! Për dashurinë e madhe që...

Ismail Hoxha, personaliteti i madh nga Ladorishti! Për dashurinë e madhe që pati për popullin dhe tokën e vet që e rritën

Përkujtes
Me rastin e 90 vjetroit të lindjes

“RRUGA JETËSORE DHE ARSIMORE E MUZIKOLOGUT, PROFESORIT DHE STUDIUESIT
Prof. ISMAIL HOXHA (25.VI.1934-02.IX.1999)

Më besoni se e kamë shume vështirë që pa përpilojë këtë portret, sepse më duhet të shkruaj për vdekjen relativisht të hershme, në moshën 65 vjeç që ndodhi njëzet e pesë vjetë më parë, të një njeriu të urtë, ashtu siç ishte Prof. Ismail Hoxha.
Dhe të urtë, nuk është thënë krejtë rastësisht se, vdesin të rinj. Pra, urtakun e portretit tim, si të gjithë urtakët, vdekja i rrëmben relativisht shumë herët. Vdekja e rrëmbeu atë dhe neve që e njohëm dhe patëm fatin të jetonim bashkë me të, na la këto njëzetepesë vite një zbrazëti të madhe. Ai iku nga kjo botë dhe neve që patëm fatin ta njohim na la dhëmbje e pikëllim në shpirt e në zemër, por njëherit edhe shumë kujtime të paharruara. Por, ai na la trashëgim një veprimtari njerëzore e muzikore shumë të pasur të cilën do ta kujtojmë për herë me respect e dashuri me të cilën do të krenohemi për gjithmonë.
Si njeri ai ishte i sinqertë, i qetë dhe i dashur. Ishte i zellshëm dhe shumë punëtor. Në krijimtari ishte sdudiciozë dhe shumë I thellë. Ishte mjeshtër i pashoq, i krijimtarisë muzikore. Ai fjalën e peshonte mirë para se ta thoshte ose para se ti hidhte notat në pentagram. Dhe kur e thoshte fjalën dhe notat i hishte në pentagram, ato zinin vend, sepse ato kishin domethënie që duheshin që ta kishin , dhe të cilat kishin vlerë të padiskutueshëme. Dhe për këto ç‘mohej shumë nga të gjithë.
Ishte 2 shtator i vitit 1999, kur në Shkup, por edhe në Strugë e më gjërë u përhap lajmi si vetëtim, se kishte ndërruar jetë Prof. Ismail Hoxha, pishtar i arsimit, një nga mjeshtrit e mëdhenj të muzikës shqiptare të bazuar në tabanin kombëtar, mjeshtër i muzikës për fëmijë, hartuesit të dhjetra librave dedikuar shkollave fillore në Kosovë e Maqedoni. Veprimtaria krijuese e Prof. Ismailit përfshin një gamë të pasur profesionale, si mbi 150 këngë për fëmijë, 11 këngë të bazuar në tabanin e muzikës popullore, 7 melodi zbavitëse, 9 këngë korale, pjesmarrës në “Akordet e Kosovës” që nga themelimi në vitin 1963 (në vitin 1985 Prof Ismaili nderohet me “Pllakatën e Artë” që ndante Shoqata e kompozitorëve e Jugosllavisë së atëhershme), plotë projekte dhe nisma që kishin për qëllim avansimin e artit musikor, ose ashtu siç i pëlqente Profesorit të nderuar “Artet e Bukura të muzikës”.
Ai lajm ogurzi trishtoi pa masë jo vetëm familje, miqtë, të afërmit, ish nxënësit, kolegët e punës dhe studentët e Univerzitetit të Tetovës, si dhe ato që e kishin njohur njeriun e urtë e gojëmbël, mjeshtërin e madh nga afër, por edhe të gjithë popullin shqiptar në qytetet e maqedonisë, në Kosovë dhe më gjërë. Po kush ishte Prof Ismail Hoxha, nga ç‘familje rridhte, ku kishte studiuar ai, që të bëhej një kreator i themeleve të lartësive dhe kolos i krijimtarisë muzikore shqiptare në trevat lindore shqiptare? Prof. Ismaili u lind më 25 korrik 1934 në Ladorishtë të Strugës, në një familje me tradita shqiptare kombëtare e arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje e Strugë, Normalen në Tetovë e Shkup, ndërkaq stidimet (Shkollën e Lartë Pedagogjike – degën e Muzikës dhe Akademinë Superiore të Muzikës drejtimi pedagogji i kreu në Shkup.
Profesor Ismaili tërë jetën ia përkushtoi arsimit, edukimit dhe krijimtarisë profesionale. Shtatë vjetë punoi në Shkollën Normale “Milladin Popoviq” në Prishtinë; dy vjet ka qenë Këshilltar i Edukatës Muzikore në Entin Krahinor për përparimin e shkollave në Prishtinë; nëntë (9) vjet ishte ligjërues në SHkollën e LArtë Pedagogjike në Shkup, ku ligjëroi lëndën e Metodikës së edukatës muzikore; shumë vjetë ka qenë redactor dhe producent i muzikës popullore në Radio Prishtinë dhe në Radio Shkup.
Professor Ismail Hoxha vdiq relativisht në moshë të re, sapo i kishte mbushur 65 vjet. Por, për aq sa jetoi, ai bëri shumë për atdheun dhe kombin e vet, për arsimin dhe kulturën tonë, për shkollën shqipe dhe vitet e fundit të jetës së tij kontriboi në themelin dhe rritjen e Universitetit të Tetovës. Në mënyrë të veçantë ai u shqua si educator, si pedagog, e në veçanti si krijues i artit muzikore. Dhe pikërisht në këtë fushë, si muzikolog dhe kompozitor i këngës shqipe është i madh, kurse krijimet e tija në fushën muzikore janë të shumta e të larmishme.
Ndonëse shëndeti nuk i ndimoi në vitet e fundit të jetës, megjithatë Profesor Ismaili gjeti forcë e kohë dhe me shumë mundime vinte nga Shkupi gati për çdo ditë në Universitetin e Tetovës, madje edhe në ato kohë kritike kur policia maqedonase ushtrinte dhunë të paparë mbi veprimtarët universitarë, me çrast rrezikonte jetën dhe pasurinë e secilit prej atyre që i afrohej në çfardo mënyre qoftë Universitetit shqip që po lindët në Tetovë. Profesorë Ismail Hoxha nuk fliste dhe nuk premtonte shumë, por punonte me sinqeritet, me vetmohim dhe trimëri për Universitetin, duke u bërë kështu një ndër kuadrot pararojë të kësaj kështjelle hynore të arsimit shqip në maqedoni.
Për kontributin e madh që dha në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe për njohurit që dispononte nga fusha e muzikës, Prof. Ismail Hoxha, u zgjodh me plot meritë dekan i Akademisë së Arteve të Bukura dhe më pas dekan i Fakuletit të Artit Muzikor, ku spikatën aftësit e duhura profesionale-shkencore në procesin edukues-pedagogjik, si dhe në punën organizuese në këtë fakultet.
Vdekja e prof Ismail Hoxhës ishte një humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm dhe patëm fatin që punuam së bashku, për Universitetin e Tetovës dhe përgjithësisht për muzikologjinë shqiptare, por veprimtaria e tij aq vëllimore në fushën e arsimit dhe të artit muzikor që na ka lënë në trashëgimi është një vlerë e veçantë artistike dhe e një rëndësie tejet e madhe për shkollën shqipe të muzikës, të cilat bëjnë që emri i këtij mësuesi, profesori, kompozitori, dekani dhe muzikologu shqiptar të zërë vend të spikatur në analet e historisë së muzikës shqiptare.
Duke respektuar veprën e tij të madhe njerëzore, edukuese e shkencore, respektojmë dashurinë e tij të madhe për popullin dhe tokën e vet, respektojmë vetveten dhe vlerat tona kombëtare, gjithherë duke rikujtuar sjelljet e tij miqësore, sepse i popullit ishte dhe për popullin punoi. Dhe populli do të mbetet në përjetësinë e tij historike, bashkë me dashurinë e madhe që pati professor Ismaili, për popullin dhe tokën e vet që e rritën dhe do ta përkujtojë me plotë meritë deri në pavdekësinë historike të kombit shqiptar.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për dekanin e pare të Fakulteti të Arteve të Bukura dhe ndër themeluesit tëUniverzitetit të Tetovës Profesor Ismail Hoxhës

07. 04 2024
Strugë
Prof Nebi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!