Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni20 muaj dhe 13 mijë euro për pronarin e “Besa Trans”, reagojnë...

20 muaj dhe 13 mijë euro për pronarin e “Besa Trans”, reagojnë familjarë të viktimave

Një vit e tetë muaj burg për pronarin e “Besa Trans” si dhe gjobë në të holla në vlerë prej 800 mijë denarëve apo 13 mijë eurove, por edhe ndalesë katërvjeçare për kryerjen e transportit ndërkombëtar, është epilogu nga gjykimi për aksidentin tragjik në Bullgari, që u gjykua në bazë të veprës penale “falsifikim i dokumenteve”.

Nga aksidenti dhe djegia e autobusit të Besa Trans në Bullgari, gjithsej jetën e humbën 45 persona, mes të cilëve 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan me lëndime, përcjell INA.

Por lidhur me këtë vendim kanë reaguar të afërm të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi.

Ja reagimi i shpërndarë përmes rrjeteve sociale:

Maqedonia e Veriut edhe njëherë dëshmoi se është shtet që mbron krimin. Në vitin 2021, mbarë opinioni shqiptar dhe ai botëror u trondit nga tragjedia që ndodhi në Bullgari kur në rrethana akoma të pasqaruara, autobusi i Agjencisë “Besa trans” u dogj, me ç’rast humbën jetën 45 pasagjerë, kurse 7 të tjerë mbetën me invaliditet të përjetshëm.

Dhe, në vend që të veprojë shteti juridik, fatkeqësisht, edhe në këtë rast, në plan të parë doli fuqia e shtetit të krimit. Pronari i agjencisë në fjalë, u shpërblye me një dënim simbolik -me vetëm 20 muaj “burg” dhe me 800 mijë denarë dëmshpërblim.
Ky sistem i kalbur juridik mbron një individ të korruptuar i cili e ka korruptuar edhe krejt Shtetin.

Çfarë duhet shtuar pas kësaj, mbron një individ, autobusi i djegur i të cilit ka lëvizur pa licencë ndërkombëtar.
Ky dënim është skandaloz dhe i turpshëm dhe një goditje e rëndë për të gjitha familjet, kjo është edhe një dëshmi se ky shtet nuk e lufton, por e mbron dhe e shpërblen krimin!!!

Ne si familjarë nuk do të rrimë duarkryq, drejtësinë do e kërkojmë deri në Gjyqin e fundit Ndërkombëtar dhe fajtorët do e marin dënimin e merituar!!!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!