Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShkarkimi i Abazit dhe Abdijut, Aliu: BDI i hedh vaj zjarrit!

Shkarkimi i Abazit dhe Abdijut, Aliu: BDI i hedh vaj zjarrit!

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ka pasur paraqitje para mediave para Qeverisë në lidhje me vendimin e Qeverisë, për shkarkimin e Bujare Abazit dhe Gazmend Abdijut nga posti i drejtorit, transmeton TV21.

Aliu për këtë e akuzon BDI-në, zëvendësministrin e parë Artan Grubin dhe kryeministrit teknik, Talat Xhaferi.

“Artan Grubi pa mos i lexuar, i refuzonte ndërkaq kryeministri teknik vetëm bënte “amin”. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. Gjithashtu në seancën e sotme të Qeverisë, kishim një pikë të rendit të ditës – shkarkimin e dy drejtorëve nga Aleanca për Shqiptarët. Njëra është zonja Bujare Osmani, drejtor në SHA “Postat e Maqedonisë” dhe drejtori i dytë është Gazmend Abdija – drejtor në “Invest Macedonia”. Që të dy janë aktivist të Aleancës dhe ne këtë e shohim si hedhje të vajit në zjarr nga ana e BDI-së, ndërkaq për fat të keq janë dakorduar me dy zëvendësministra tanë – Tiron Jajaga dhe Vjollcë Berisha, të cilët për fat të keq votuan për shkarkimin e këtyre dy drejtorëve”, tha Aliu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!