Filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2023/2024. Pas pushimit dimëror të nxënësve, është rritur frekuenca e komunikacionit pranë institucioneve edukativo- arsimore. Prandaj, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor bën thirrje për kujdes më të madh të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Siguria në komunikacionin rrugor është kujdes i përbashkët, si i shoferëve, ashtu edhe i këmbësorëve. Pikërisht për këtë arsye, KRSKRR-ja këshillon:
– të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, por edhe të respektojnë njëri-tjetrin,
– shoferët e mjeteve motorike t’u përshtaten kushteve të dimrit në rrugë dhe të mbajnë distancë më të madhe ndërmjet automjeteve,
– të vozitin automjetin me shpejtësinë e zvogëluar, duke marrë parasysh borën, mjegullën, rrugët e lagështa dhe të rrëshqitshme, kur distanca e frenimit të automjetit është më e madhe,
– nxënësit dhe fëmijët e kopshteve nuk duhet të vrapojnë në rrugë dhe detyrimisht të kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve,
– të respektojnë sinjalizimin e komunikacionit për këmbësorët, por gjithmonë të kenë parasysh edhe sinjalizimin e shoferëve,
– prindërit t’i ndalojnë automjetet para institucioneve edukativo-arsimore në
vend përkatës dhe me kujdes më të madh.
KRSKRR-ja bën thirrje: Vozitni dhe ecni me kujdes pranë shkollave dhe kopshteve. Të kontribuojmë për sigurinë më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor.