Kujtojmë personalitetet strugane
Në 10 korrik 2015, në orët e pasditës, papritmas nga një atak kardiak- atak në zemër, ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare, prof. Fejzi Elmazi nga fshati Kalisht i Strugës.
Prof. Fejzi Elmazi, ishte profesor i matematikës në Shkollën e Mesme Profesionale “Niko Nestor”-Strugë.
Profesor Fejzi Elmazi, ishte djalë i vetëm në familjen e tij dhe vëlla i katër motrave. Ai pas vete la të pikëlluar bashkëshorten dhe dy vajzat e tij –njëra sapo kishte mbushur dy muaj, ndërsa tjetra 14 vjeçare, motrat, familjen e gjërë, shokët, kolegët, miqtë, nxënësit e tij të dashur…
Prof. Fejzi Elmazi, pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, studimet i vazhdoi në Fakultetin e Matematikës në Universitetin e Gjirokastrës, duke i përfunduar me sukses, ku edhe diplomoi.
Vdekja e parakohshme e prof. Fejzi Elmazit tronditi thellë jo vetëm familjen, familjarët, shokët, miqët, kolegët, nxënësit por edhe gjithë qytetarët e Strugës dhe rrethinës.
Tê nesërmen në ambiientet e shkollës ku punoi i ndjeri prof. Fejzi Elmazi, në SHMP “Niko Nestor” u mbajt mledhje komemorative, ndërkaq lamtumira e fundit- varrimi i të ndjerit prof. Fejzi Elmazit, u bë në 11 korrik 2015, në ora 18.00, në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Kalishtë të Strugës.
Profesor Fejzi ishte edukator,prind,intelektual dhe gjithmon me energji pozitive.
Nje profesor i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë ato persona që e njihnin.
U prehsh ne paqe Profesor i nderuar Fejzi Elmazi.(Struga Ekspres)