Prof. Dr. Nebi Dervishi
Portret
Kushtuar: “NURI EVZI AHMETI (CAPRI) (20.03.1944-
17 Janar1975) –– ATDHETAR E VEPRIMTAR IDEALIST”
(Me rastin e 80 vjetorit të lindjes), nga Dollogozhda e Strugës
Këto ditë (17 janar) mbushën plotë 49 vjetë nga vrasja kriminale e politike e veprimtarit e atdhetarit NURI EVZI AHMETIT (CAPRIT) , i vrarë nga agjentët e UDB-ës në Dubavë afër Zidani Mostit në Slloveni, në një kupe të trenit i cili qarkullonte (udhëtonte për t’u kthyer në vendlindje, në Dollogozhdë të Strugës, më 17 janar 1975).
Nuriu lindi më 20 mars 1944 në Dollogozhdë të Strugës, vitë i shpresave jetëdhënëse dhe i zgënjimeve të mëdha, sepse ishte edhe për Strugën fundi i Luftës së Dytë Botërore. Erërat e moçme e të reja, erërat e përpjekjeve të parreshtura dhe të luftës së shqiptarëve për liri e pavarsi i vinin Nuriut të vogël, nga të gjitha anët. Vinin e nga vinin erërat e përpjekjeve të penës dhe erërat e barotit nga mali i Karormanit. Po këto erëra frynin edhe në vatrat e Capërave (Ahmetëve), një nga familjet më në zë të rajonit, e dëgjuar për shqiptarizmën e saj (me ca përjashtime), të cilët për shumë breza jetonin në Dologozhdë. Kjo familje ishte e lidhur ngushtë me traditën në fushën e dokeve e zakoneve të lashta shqiptare, të mirëkuptimit e të harmonisë në mes pjesëtarëve, të nderit e të respektit ndaj më të mëdhenjëve e tij.
Me siguri se Nuriu i vogël i pa ata pleq dollogozhdarë e me gjëra, të lodhura nga jeta e vështirë dhe dhembja, gratë e reja që përkundin djepat me lotë në sy dhe me moshatarët e tij që loznin symbylas në vitet ’50-’60 të shek. XX, duke u mëshefur pas “Drenokut”, “Prruas”, “Rrapit” shekullor Setelisw dhe Rrafshës së Lekut, si dhe ndjenjën e një dhimbje të dyfishtë, dhembja humane ndaj çdo njeriu që vuan e nëpërkëmbet prej të tjerëve dhe aq më tepër dhembjen ndaj atyre njerëzve që ishin bashkëatdhetarët e tij, të mundur e të mposhtur nga sistemi sllavokomunist i atyre viteve.
Nuri Capri-Ahmeti pas mbaroi shkollimin tetëvjeçarë në vendlindje, për disa vite u muar me buqësi. Në fund të viteve ’60 të shekullit XX, si qindra e mijëra të tjerë, u nis rrugëve të panjohura të mërgimit, për të siguruar ekzistencën, viktimë e një fati të pamerituar- siç do të shpreheshin shumë vite më vonë, shumë shokë, miqë e bashkëveprimtarë të tij, në vendlindje, në Austri, në Zvicër e Gjermani, i cili nuk e harroi për asnjë moment Atdheun dhe vendlindjen, duke punuar me përkushtim e shenjtë të një atdhetari idealist. Ai kishte shumë miqë e shokë, si: Shefqet Dani, Medi Zhakun, Kabil Bariu, Iljaz(Lazi) Bakiu, Faruk Dika, Suria Lloga, Shefit Iljazi, Enver Dani, Bajram Llogën, Jakup Tarakun(Ferizai), Avdulla Kicën, Tejfur Dervishin, etj., me të cilët gati të gjithë kamë zhvilluar bisedë të cilët kanë evokuar kujtimet e tyre për këtë veprimtarë dhe pishtarë i ndezur i lirisë, që ishte ndër të parët që ia vendoi kazmën Jugosllavisë së Titos. Dhe të gjithë të intervistruarit si një zë, e përshkruajn personazhin e Nuriut: Ishte aktivistë i mirë, veprimtarë i dalluar në diaspor, njeri shumë i vendosur dhe trim i palëkundur. Për këtë vyrtyte u bë hal në sy për UDB-në.
Profesori amerikanë Dr. John R. Schindler, i cili është një ekspert për kundër spjunazhin që për vite të tëra qëndroi nëpër vendet e ish-Jugosllavisë, në vitin 2010 në SHBA publikojë një libër intrigues që merret vetëm me funcionimin e ish-Shërbimit Intelgjent Jugosllavë (UDB), me likujdimet e fshehta në gjithë botën dhe me metodat që i shfrytëzonte, që e titullon “Kështu vriste UDB-ja”.
Vrasësi do të merrte përsipër përcjelljen e viktimës, e pastaj e likuidonte atë, më shpeshti me një plumb në kokë dhe atë në afërsi të madhe. Vrasjet e UDB-së ishin shumë brutale, shumë më mizore seç ishte “e nevojshme”. Në disa raste shënon profesori, viktimat u vranë me thika, duke u therrë me disa herë. Në të gjitha rastet e UDB-së likuidimet tentoi t’i paraqiste si “rezultat i konflikteve brenda emigrantëve”.
Kudo që kishte emigrant Jugosllavë, UDB-ja i përcillte, kështu që ajo në botë vrau 60 kroatë, por edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Si do që të jetë, përfundon professor Dr. John R. Schindler, rreth 80 vrasje të konfirmuara të UDB-ës në Perëndim ndodhen gjatë viteve në fund të Luftës së Ftohtë, kryesisht nëpër vendet perëndimore që kishin simpati ndaj Jugosllavisë”.
Dhe, njëra nga këto vrasje të dorës së zezë të shërbimit jugosllavë ishte edhe atentati dhe likuidimi fizik i Nuri Ahmetit më 17 janar 1975. Në këto moment, nuk kamë për qëllim të shpalos plagët e vjetra, por është e ditur botërisht se pas zbulimit të një pjese të dosjeve, informatorët e shërbimeve që fatkeqësisht kanë qenë edhe shqipëfolës, kanë pregatitur skenaret për likudimin fizik të Nuri zemërluani dollogozhdas.
Njëri nga shokët më të ngusht, i Nuri Ahmetit, Shefqet Dani, nga Dollogozhda, pas 49 vitesh do të përshkruaj golgotën dhe itinerarin e marrjes së kufomës nga Dubava, i cili në mes tjerash do të shtojë: “… Menjëherë porsa morëm lajmin e kobshëm e të zi të vrasjes tragjike të Nuriut, me 17 janar 1975, në Dubavë të Sllovenisë, unë (Shefqeti), së bashku me disa të tjerë (rreth shtatë veta, si Medi Zhaku, Enver Dani, etj), të nesërmen më 18 janar, me furgonin tim, u nisëm për të marrë kufomën. Pasi arritëm në Maribor më 19 janar, u paraqitëm në njësinë rajonale të policisë, të cilët na njohtuan se kufoma gjëndet në morgun e Dubavës. Ne shkuam atje dhe tërë ditën u morëm me plotësimin e dokumentacionit. Në polici na njohtuan për rastin dhe versionin e tyre të vrasjes. Në trup Nuriu ka pasur vetëm një shpim me thikë në gjuks. Unë personalisht e pash thikën, por nuk e preka me dorë. Aty ishin të evidentuar të gjithë gjërat personale: teshat, lojrat për fëmijë, ora e dorës me xhamë të thyer, 3,5 mijë marka gjermane me bankotë prej 100 marka, unaza, zingjiri përqafe, një flamur, etj. Vraswsi serbë vendas, pas aktit kriminal ka tentuar të hidhet nga dritarja e trenit që gjindej në lëvizje, por bashkëudhëtarët në kupenë fqinje e kanë ndalur. Krimineli deklaron se “është arkitekt” me profesion në Berlin, dënohet për krimin e bërë 4.5 vjetë, por shumë shpejtë sipas informative që kemi siguruar lirohet nga vuajtja e dënimit me preteks se është i sëmurë mental… Pasi e sollëm trupin e pa jetë të Nuriut në vendlindje, në Dollogozhdë, dhe e varrosëm në varrezat e fshatit me nderime të rastit, mua Shqefqet Danit, më morën pasaportin dhe për çdo ditë më thirrshin në biseda informative nga organet policore në Strugë. Më bënin presione nga më të ndryshmet, duke më detyryar të marri para nga familjarët për “shërbimin” që u kisha bërë si taksist, të cilat kuptohet se i ktheva në formë konspirative.
Rasti i ekzekutimit në Dubavë më 17 janar 1975, u pasqyrua edhe në shtypin gjerman “Algemanje-Cajtung, si vrasje politike dhe në shtypin jugosllavë (“Ekspres poltika” e “Novosti”) duke e trajtuar kuptohet si qerim esapesh dhe për të pastruar punët e pista në mes veti grupet ekstremiste”.
Pas likuidimit të Nuri Ahmetit, në fshatin Dollogozhdë mbretëroi një situatë e nderë dhe e zymtë. Gojëkëqintë më kujtohet ato vite përhapnin fjalë nga më të ndryshmet, se këtë e ka bërë ky apo ai fis. Pas një dhjetë ditësh, njëri paria e fisit që më shumë lakohej se ka gisht në rastin e likuidimit i çoi fjalë familjes së damtuar se “Ne nuk kemi dorë në vrasjen e birit t’uaj. E nëse ajo dëshmohet ne u kemi gjakosur, ju keni të drejtë të merrni hak dhe atë një për dhjetë”. Kuptohet se këto grindje i fuste UDB-ja për të mbuluar gjurmët.
Me vrasjen e Nuri Ahmetit – Caprit, Dollogozhda mori teposhtëzën. Nuk kishte apo i mungonte një burrë që i peshonte fjala, që ta mbante të bashkuar fshatin, i cili do t’i tejkalonte mosmarrëveshjet e shpeshta… Këto dispozita i kishte vetëm Nuriu.
Për botëkuptimin e Nuriu 31 vjeçar, liria e njeriut i është dhuruar nga Perëndia dhe pikërisht për këto atribut njerëzor me origjinë dhe me vlerë hynore, nuk mund t’i mohohet, t’i nëpërkëmbët e t’i shtrajtohet, siç po ndodhte në atë qerthull gjeografik e politik, ku gjallonte populli i tij, nën sistemin titist, në trevat etnike lindore shqiptare. Koncepti i tij për lirinë nuk kufizohej vetëm në ngjyrimet politike, por kishte një hapsirë të plotë njerëzore, tha duke përfshirë mundësinë dhe të drejtat e njeriut për t’u përsosur në të gjitha rrafshet e qenies shoqërore, nëpërmjet gabimeve e, pse jo, edhe nëpërmjet lëshimeve e dështimeve.
Ky njeri në këtë botë, më thoshte shpesh herë në takime të rastit me Nuriun ka një atdhe, që për Nuriun është një entitet i shenjtë, që ekziston përmbi interest e banorëve të vet. Këshut, ndërsa lirinë e mbulonte me një vlerë hynore, atdheut i vishet një rrobë të shenjtëruar. Atdheu dhe liria që nuk mund të kuptoheshin veçmas, siç e ka përvijuar ai vetë megjithëse ishte një punëtor I thjeshtë, përbënin boshtin rreth të cilit lëvizte qenia e tij, brumosej mendimi, ekzaltohej njenja dhe çelnikosej forca e vullnetit të tij.
Zemra e madhe e këtij njeriu, që iu shua me dhunë e tinëzisht, ashtu siç vriste prore UDB-ja e Titos, gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XX, më 17 janar të vitit 1975, e përcaktuar prej atyre që e njohën, e mbrujtur me një logjikë të mprehtë dhe në sfondin e një kulture të gjërë, trajtësuar tek ai një personalitet të fuqishëm, që tërhoqi admirimin e të gjithë atyre që e njohën.
Pra, Nuriu ishte një atdhetar dhe luftëtar i flaktë i çdo gjëje që kishte të bënte me atdheun dhe me popullin shqiptar. Dhe ne bashkëvendasit e tij, jemi krenarë që në mesin tonë kemi pasur njeriun e sakrificës, atdhetarin e veprimtarin e devotshëm, Nuri Caprin – Ahmetin. Ai nuk i përkiste vetëm atdhetarëve, por edhe asaj plejade njerëzish të mëdhenj që nuk jetuan vetëm për vete, por për të tjerët dhe për këtë fisnikëri janë të shpërblyer prej kujtimit të përjetshëm të mbarë popullit shqiptar.
Autoriteti i tij bindës, profili i pastër e i pasur shpirtërore, filozofia e tij e jetës, kultura e gjërë, aktiviteti i dendur në lëvizjen popullore të mërgatës shqiptare në diasporë-shukrt, përsonaliteti i tij iponues, duke ushtruar një përshtypje të thellë hapën një brazdë të gjërë ndikimi në ndërgjegjen e të gjithë atdhetarëve dhe bashkëatdhetarëve që e njohën dhe që e dëgjuan për vrasjen tinzare nga UDB-ja dhe likuidimi i tij fizik.
Ende sot, pas 49 vitesh pas vrasjes, është e gjallë, e dritësuar dhe e vlerë mbresa e jetës dhe e veprimtarisë së këtij, “NOSITI”, nga Dollogozhda e Strugës që pret të ndriçohet nga pluhuri i harresës.
Strugë
Janar, 2024