Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAgni Dauti: Zemra ka vend për më shumë dashuri

Agni Dauti: Zemra ka vend për më shumë dashuri

Autor: Agni Dauti
Zemra ka vend për shumë dashuri

,, Nëse do dikë me gjithë zemër, nuk do të thotë se zemra nuk ka vend për dashuri të tjera”.
Një gjysh priste lindjen e një mbese nga vajza, me një përkushtim të jashzakonshëm. Pas lindjes ai nuk mund të përshkruante dashurinë që kishte për të, sa që thoshte se nuk do të mund ti dua më nipërit dhe mbesat si kjo! Gjatë bisedave me miqë, dashamirë të cilët i kishin përjetuar këto çaste i thoshin: Mos u shpejto sepse, çdo nipë dhe mbesë, janë dashuri më vete dhe secili duhen njëlloj në kohën që vin në jetë! Ai këmbëngulte dhe thoshte se nuk më besohet!? Pas kësaj i lindi nipi, i vajzës. Prapë ai filloj të shprehte të njëjtin gëzim dhe të njëjtën dashuri pa kufi. Eeee i thonë miqët dhe dashamirët:
,, Zemra nuk ka kufi, në jetë për dashuri”. Kur do të lindin nipërit dhe mbesat tjera do ti duash edhe më shumë. Zemrat e nënave, prindërve, nuk i duan fëmijët nga numri sa i kanë dhe nga i kanë, por nga dashuria që kanë për to! Prindërit ju përkushtohen fëmijve, nipërve, mbesave me gjithë dashurinë. Këto vijnē në jetë nga koha në kohë dhe secili fiton dashurinë e tyre. Tani i lindi nipi i parë i djalit, përkushtimi dhe dashuria ishte e pa fund. Tani më u bind se: ,, Zemra ka vend për shumë dashuri ” por varet kush, kur dhe si e përjeton!? Dhe nuk ndalet pa i thurur lavde: Zemra qënka aq e madhe, aq fortë, sa vend paska në të!? Ajo paska vend për aq shumë gjëra, për aq shumë dashuri, për aq shumë djallëzi, për aq shumë dredhi, për aq shumë urrejtje!? Por lum ai, që e shfrytëzon për të mirë, për lumturi, dashuri dhe harmoni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!