Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilloi para 10 viteve, por ende nuk dihet se kur do të...

Filloi para 10 viteve, por ende nuk dihet se kur do të përfundojë autostrada Kërçovë- Ohër

Edhe pas 10 viteve nga fillimi i ndërtimit, ende nuk dihet se kur do të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër. Sipas ministrit Bllagoj Boçvarski, rrëshqitjet e dheut janë problem i ri, ai në intervistën javore për Radion Europa e Lirë tha se kjo është e papranueshme.

“Deri para disa ditësh, siç më informuan nga mbikëqyrja, kishim 11 rrëshqitje të reja në trase, që do të thotë rrëshqitje të mëdha të një pjese të malit deri në autostradë. Kjo është diçka që është e palejueshme. Për këtë arsye ne kërkuam raport nga ekspertët e FIDIK, nga organi mbikëqyrës, për të na dhënë mendimet dhe analizat e tyre eksperte se si të vazhdohet në drejtim të zgjidhjes së të gjitha këtyre procedurave dhe proceseve”, tha Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.

Ministri thekson se as ai, as qeveria aktual dhe as ata në të ardhmen nuk do të lejojnë një autostradë të caktuar të përdoret nëse nuk adresohen dhe zgjidhen problemet e rrëshqitjeve të dheut, për shkak të rrezikut të lartë për sigurinë. Ky qëndrim shpreh përgjegjësinë dhe kujdesin e autoriteteve ndaj sigurisë së udhëtarëve dhe përdoruesve të kësaj autostrade.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!