Është ndarë sot nga jeta Muamedin Istrefi nga Veleshta, veprimtar dhe aktivist i njohur në Strugë. Din Istrefi për një kohë ishte edhe këshilltar komunal në Strugë, ndërsa për shumë vite ka marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit.
“Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë babai, vëllau ynë Muamedin Istrefi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e dielë më dt. 17.12.2023, në ora 12:30 në varrezat e fshatit në Veleshtë”, thuhet në njoftimin e familjes Istrefi.