Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJanë paguar 2.29 milionë euro për targat e reja të NMK

Janë paguar 2.29 milionë euro për targat e reja të NMK

Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar procedurën për blerjen e ngjitësve dhe targave me shenjën e re “NMK”. Tenderin e ka fituar kompania KVANTUM nga Shkupi së bashku me kompaninë gjermane “EHA Hofman International”. Për këtë qëllim, MPB-ja do të shpenzojë 2,29 milionë euro (141,6 milionë denarë) në afat prej tre vitesh, siç është paraparë në kontratën e prokurimit.

Sipas kontratës së publikuar në faqen e sistemit elektronik për furnizime publike, kompanitë fituese të tenderit kanë ofruar çmim prej 540 denarë plus TVSH prej 97,2 denarë, përkatësisht 637,2 denarë, për një palë targa. Për afishet, varësisht nga madhësia për një palë, ofruan çmim prej 25 deri në 41,3 denarë, pa TVSH. Ministria e Brendshme do të vendosë se cili do të jetë çmimi i shitjes së targave dhe ngjitësve. Furnizimi, siç thuhet në kontratë, do të kryhet në mënyrë të njëpasnjëshme sipas nevojave të përcaktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe dorëzimi i parë duhet të fillojë 30 ditë pas nënshkrimit të kontratës (7 dhjetor), pra në fillim të janarit.

Detyrimi për përdorimin e shenjës NMK në targa erdhi nga Marrëveshja e Prespës, qytetarët duhej t’i zëvendësonin targat me shenjën e re deri në shkurt të vitit 2024. Me vendimin e ri të Qeverisë, qytetarët nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë targat, por do të marrin vetëm ngjitëse me shenjën e re NMK.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!