Asfaltohet qendra e fshatit Bogovicë të Strugës, tek xhamia!
Banorët e fshatit Bogovicë shprehen të kënaqur me asfaltimin e kësaj qendre duke falenderuar kryetarin e Komunës së Strugës për premtimin e mbajtur.
“Jemi të kënaqur dhe falenderojmë kryetarin për mbështetjen dhe kujdesin që tregoi për fshatin tonë.Falë kryetarit të Komunës së Strugës ne sot kemi të shtruar asfaltin tek xhamia e cila i jep një pamje të bukur fshatit”, shprehen banorët e Bogovicës.
Kompania e cila e afaltoi këtë zonë ēshtë Trans-AG nga Frëngova.
Firma Trans-AG poashtu në kohë rekord asfaltoi rrugēn magjistrale Strugë-Qafethanē, rrugë e cila u shtrua me shumë profesionalizēm dhe cilësi, këtë e dëshmojnë edhe shoferët dhe banorët e kësaj zone.
(Struga Ekspres)