Sunday, December 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdryshon historia e Serbisë,zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete...

Ndryshon historia e Serbisë,zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të humbura dikur të banuar me shqiptarë

Arkeologët e Muzeut Kombëtar të Toplicës nga Prokuple dhe Muzeu Kombëtar nga Beogradi vazhduan kërkimet e tyre arkeologjike në komunën e Kurshumlisë, të cilat po zhvillohen në çdo vjeshtë tash e pesë vite.

Deri më tani, ata kanë zbuluar 11 qytete të humbura në shpatet e Kopaonikut dhe Malit të Radanit, shkruan Agjencia serbe e Lajmeve Beta, transmeton InfoPress.

Për pesë qytete që u zbuluan rreth Banjës Lukovo deri më tash asgjë nuk dihej. Arkeologu i Muzeut Kombëtar të Toplicës, Julka Kuzmanoviq Cvetkoviq tha se këto pesë qytete ende paraqesin një mister dhe se nevojitet kërkim më i gjerë arkeologjik për të mësuar më shumë rreth tyre.

“Këto qytete nuk ishin të evidentuara kurrë në hartën arkeologjike të Serbisë. Këto janë qytete në majat malore, rreth Banjës Lukovska. Ajo që mund të them tani është se këto qytete kanë të bëjnë me një lloj veprimtarie në atë zonë, ka shumë të ngjarë me minierat”, tha Kuzmanoviq Cvetkoviq.

Në disa vende, rrëzë qyteteve të fortifikuara, arkeologët kanë gjetur rrënojat e vendbanimeve, të cilat tregojnë se ata jetonin këtu nga parahistoria në Mesjetë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!