Tuesday, December 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: S`ka gjasa teorike të kalojnë ndryshimet kushtetuese!

Mickoski: S`ka gjasa teorike të kalojnë ndryshimet kushtetuese!

LSDM: Mickoski kundër BE-së, blloku proevropian nuk do të lejojë bllokime

Nuk ka gjasa teorike që të kalojnë, deklaroi lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, një ditë pas mbajtjes së seancës për ndryshimet kushtetuese dhe kjo sipas tij, u bë e qartë gjatë ditës së djeshme., njofton KlanM.

Mickoski vlerëson se, marrëveshja e pranuar nga pushteti është e njëanshme dhe e keqe dhe se ndryshimet kushtetuese, bëhen nën diktatin bullgar.

Ai madje, akuzoi pushtetin se gjatë procesit të përpilimit të kësaj zgjidhje, ka përjashtuar tërësisht opozitën.

“Nuk mund të kërkojnë konsensus për diçka në të cilën nuk kemi jenë të kyçur në krijimin e saj. Në fakt, do t’ju rikujtojë se madje edhe gjatë një loje të tillë, ata hodhën poshtë të gjithë propozimet e VMRO – DPMNE-së, të cilët ishin në drejtim të çarmatosjes së diktatit të cilët ata e pranuan dhe sigurimit të garancive për Maqedoninë, sigurimin e asaj që është më e rëndësishme, ardhmëri të sigurt. Ne japim propozime gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ata i hodhën poshtë të gjitha, me përrallën se, do të sigurojnë shumicë edhe pa ne, që pamë dje se si përfundoi”, tha Mickoski.

Mickoski, sic njofton KlanM, propozon që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat populli do të vendos na bazë të zgjidhjeve konkrete që do të ofrojnë partitë.

“Linjat tona të kuqë dhe lufta jonë për garanci në raport me çështjen e Bullgarisë janë të qarta. Do të ofrojmë zgjidhje patriotike, në skajshmërisht korrekte, parë në aspektin krahasues, e cila do t’i ruajë, mbrojë dhe avancojë interesat e Maqedonisë. Por, që ta bëjmë këtë, nevojiten fillimisht zgjedhje! Nevojitet drejtim i ri”, shtoi Mickoski.

Por, për LSDM-në, në seancën e djeshme parlamentare u dëshmua se, ideologjia e vetme e DPMNE-së dhe “Levicës” janë bllokadat dhe zvarritjet.

Megjithatë, sic shtojnë nga partia e Kovaçevskit, papërgjegjësia dhe mungesa e kapacitetit shtetformues të DPMNE-së dhe Mickoskit, sic percjell KlanM, nuk do të zmbrapsin dhe as nuk do të dekurajojnë koalicionin proevropian.

“Ne shumë mirë e mbajmë mend se si Qeveria e Nikolla Gruevskit bllokonte rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe si Hristijan Mickoski kundërshtonte, ndërsa deputetët e tij votuan kundër anëtarësimit në NATO. Në seancën e djeshme pamë se, Mickoski është sikurse Nikolla Gruesvski. Edhe ai dëshiron ta tërheqë shtetin mbrapa edhe 11 vite për asgjë, vetëm për kolltukun e tij në pallatin e bardhë”, tha Nenad Kociq nga LSDM.

Kuvendi mbajti të premten seancën e parë për ndryshimet kushtetuese. Debati përfundoi dje, ndërsa për votimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese seanca kryetari i Kuvendit do të vazhdojë seancën në mënyrë shtesë.

Opozita maqedonase, siç percjell KlanM, vlerëson se me këtë, u dëshmua qartë se qeveria nuk i ka numrat për të kaluar ndryshimet kushtetuese./KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!