Pasi pritën për disa minuta derës së ministrisë dhe pasi që pjesa më e madhe e pensionistëve hoqën dorë dhe filluan të largohen nga protesta, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pranoi përfaqësues të Bordit iniciatorë të pensionistëve në Maqedoni.
Pasi që i dëgjoi kërkesat e tyre, Ministrja u tha se pensioni minimal prej 18mijë denarëve, është i padrejtë ndërsa rritja lineare është jo-kushtetuese.
Siç thotë ajo, nuk mund të barazohen ato që kanë punuar 15 vjet dhe ata që kanë punuar 40 vjet.
Trençevska tha se vitin e kaluar nëpërmjet një procesi transparent së bashku me Lidhjen e pensionistëve dhe Partisë së pensionistëve e kanë sjellë metodologjinë që siguron harmonizim me shpenzimet për jetesë dhe pagën mesatare. Kjo është rritja reale e pensioneve. Kjo është zgjidhje sistemore që mundëson rritje të vazhdueshme të pensioneve, thotë ajo.