Gjendet trupi i pajetë i 42 vjeçarit nga Shtipi i cili humbi jetën në liqenin e Dojranit
Gjendet trupi i pajetë i 42 vjeçarit nga Shtipi i cili humbi jetën në liqenin e Dojranit
A14.08.2023 331 Less than a minute
Pjesëtarët e njësisë “Tigrat” të MPB-së dje pasdite kanë gjetur trupin e të mbyturit nga Shtipi, i cili mëngjesin e djeshëm u mbyt në liqenin e Dojranit pasi ra nga një anije me pedale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Strumica, ku është konstatuar se bëhet fjalë për I.Z (42) nga Shtipi, me banim në Gjermani.
Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen dhe sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë do të dorëzohet për obduksion.