Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedoni, 200 mijë qytetarë as nuk punojnë as nuk kërkojnë punë

Maqedoni, 200 mijë qytetarë as nuk punojnë as nuk kërkojnë punë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rreth 190 mijë persona në Maqedoni nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar, as nuk kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive. Sipas të dhënave të fundit të statistikave shtetërore, që janë të vitit 2021, janë ende 130 mijë persona të tillë të moshës 55 deri në 64 vjeç dhe mbi 20 mijë nën moshën 24 vjeç, të cilët nuk janë nxënës apo studentë. Janë gjithsej 340 mijë persona më të rinj se 64 vjeç, të cilët nuk janë të përfshirë në tregun e punës, pra nuk kanë punësim, por as që kërkojnë punë.

Biznesmenët prej një periudhe të gjatë ankohen se nuk ka punëtorë dhe tashmë qeveria ka nisur të mendojë për importimin e fuqisë punëtore nga jashtë për të plotësuar mungesën. Megjithatë, të dhënat zyrtare tregojnë se përveç rreth 120 mijë të papunëve, janë trefishuar ata që nuk kërkojnë fare punë. Të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat tregojnë se Maqedonia ka shkallë shumë më të ulët të aktivitetit të popullatës punëtore sesa Bashkimi Evropian (BE). Sipas të dhënave të tyre, më pak se 79 për qind e popullatës në Maqedoni të moshës 25 deri në 54 vjeç punojnë ose kërkojnë punë. Mesatarja në BE është pothuajse 85 për qind, dhe në vende të tilla si Lituania, Suedia, Zvicra apo Sllovenia, mbi 90 për qind e njerëzve të aftë për punë nën moshën 54 janë të përfshirë në tregun e punës.

Ndryshe, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, para dy javësh tha se nevojitet një përfshirje më e madhe e grave në tregun e punës dhe se kjo sjell rritje më të madhe ekonomike. “Në thelb, konsiderohet se në këtë mënyrë trajtohet edhe çështja e mungesës së fuqisë punëtore, e cila në fakt është një fenomen global, pjesëmarrja më e madhe e grave do të thotë produktivitet më i madh në shoqëri, dhe e gjithë kjo nxit ritme më të larta të rritjes ekonomike… dhe se rreth 10 për qind në ekonomitë më të zhvilluara, dhe këto përfitime janë edhe më të mëdha në ekonomitë më pak të zhvilluara, ku vlerësohet se atje rritja ekonomike mund të jetë më e lartë për rreth 30 për qind”, tha Angeloska Bezhoska.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!