Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) kanë kontrolluar subjektet në të gjithë vendin, pas vendimit për ngrirjen e çmimit të pemëve dhe perimeve, ku përfshihen:
Sipas raportit të ISHT-së, janë kryer mbi 250 kontrolle dhe mbikëqyrje dhe janë vërejtur vetëm 2 shkelje, pas të cilave do të lëshohen urdhërpagesat përkatëse kundërvajtës.
Ndryshe, prej dje një kilogram domate mund të shitet më së shumti 70 denarë për kilogram, trangujt më së shumti 75 denarë, ndërsa qepa deri në 60 denarë. Këto janë disa nga çmimet e vendosura pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa prej frutave dhe perimeve e që në fuqi hyjnë prej sot dhe vlejnë deri më 30 prill.