Qytetarët incizojnë live momentin kur tërmeti në Turqi shemb një minare të xhamisë
Tërmeti me magnitudë deri në 7.8 që ka prekur Turqinë e që ka shkaktuar shumë viktima e dëme materiale, ka rrënuar edhe objekte kulturore e fetare. Kamerat amatore kanë kapur edhe momentin e rrënimit të një minareje të një xhamie.
Mediat turke që kanë raportuar momentin e rrënimit të minares, thonë se ky rast ka ndodhur në Adana Sariçam.
Sipas raportimeve regjistrimi i pamjeve është bërë nga kamera amatore të qytetarëve që ndodheshin në atë moment duke marrë pamje të dëmeve që i kishte shkaktuar tërmeti i ndodhur më herët.
Nuk raportohet që rrënimi i minares të ketë shkaktuar ndonjë viktimë, edhe pse pas rrënimit dëgjohen britma të njerëzve, por duket të kenë ndodhur nga paniku dhe frika.