Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTre persona sulmojnë policin

Tre persona sulmojnë policin

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të ditës së sotme në Kavadar është sulmuar një polic, ndërsa në mënyrë agresive ka pasur sjellje ndaj policëve tjerë nga personat të kanë shoqëruar sulmuesin e policisë.

“Me datë 06.01.2023 në ora 01:50 në rrugën “7 Shtatori” në Kavadar, punonjësit policorë të Stacionit Policor në Kavadar kanë privuar nga liria A.T.(27), P.I.(33) dhe D.M.(30), të gjithë nga Kavadari, pasi. A.T. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili ishte duke kryer detyrë zyrtare ndërsa P.I. dhe D.M. janë sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që po kryenin detyrën zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments