MPB njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 46-vjeçare nga Velesi pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar nusen e djalit.
“Me datë 01.05.2023 në ora 11:10, në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria K.D.(46) nga Velesi, për shkak se e ka sulmuar fizikisht renë e saj 23-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.