Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRritja e vazhdueshme e çmimeve vështirëson jetën e çdo familje

Rritja e vazhdueshme e çmimeve vështirëson jetën e çdo familje

Shteti vazhdon të subvencionojë energjinë elektrike të kompanitë private, ndërsa ato nuk heqin dorë nga çmimet e larta të produkteve dhe shërbimeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për produktet bazë, por për të gjitha artikujt e tjerë ushqimorë dhe higjienikë pa të cilat nuk mund të funksionojnë një familje. Së fundmi, as ulja e çmimeve të derivateve nuk ka ndikuar në uljen e çmimit të transportit të mallrave, megjithëse kompanitë gjithnjë rritjen e çmimeve e lidhin me shtrenjtimin e naftës. Nga ana tjetër ekspertët e ekonomisë thonë se në këtë situatë zgjidhja e vetme nuk janë ndihmat dhe subvencionet shtetërore, por rritja e pagave. Profesori Borçe Trenovski tha se kjo krizë financiare ka shtuar numrin e qytetarëve që janë në pragun e varfërisë.

“Këto çmime përfundimisht e ulin standardin e qytetarëve sepse nëse nuk keni rritje të të ardhurave si pagat dhe ka rritje të çmimeve qytetarët shtyhen drejt varfërisë. Nga ana tjetër shihni se ka shtypje për rritje të pagave, sektori privat është nën presion të rrit pagat, po ashtu edhe sektori publik paralajmëron rritje të pensioneve dhe pagave nga presioni shtuar. Sërish gjendemi në situatë specifike, kështu që menaxhimi i kësaj situate është shumë i vështirë, sepse një masë nëse në një anë sjell benefite në anën tjetër mund të sjell dëme. Kuptohet, standardi ynë duhet të rritet krahas BE-së, por në këtë periudhë do të thosha e kemi patjetër të mbijetojmë, përkatësisht të jemi më ekonomik me më së paku shpenzime”, tha Borçe Trenovski, profesor ekonomik.

Pas vendimit për subvencionimin e energjisë, ulje minimale e çmimeve po ndodh vetëm te produktet ushqimore bazë. Pushteti mburret për stabilizim çmimesh.

“Me të dhënat që kemi marr ne si Ministri e Ekonomisë tani më janë stabilizuar çmimet, posaçërisht në produktet ushqimore bazë. Vendimi i marzhës do të vazhdoj deri në fund të prillit. Nëse nevojitet kemi hapësirë të sjellim masa plotësuese, por më e rëndësishme prej të gjithave është se në disa rrjete të super marketeve e kanë marrë porosinë e ekzekutivit dhe kanë filluar vetë ti ulin çmimet, që mos të vijmë në situatë që ne si shtet ti ngrijmë çmimet sepse ne jemi ekonomi konkurruese dhe tregu përcakton çmimet”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Përderisa paga minimale mbetet 18 mijë denarë, për të mbijetuar një familje duhet së paku 4 anëtarë të marrin paga minimale. Ose 2 prindër të marrin së paku pagën mesatare që është vetëm 33 mijë denarë. Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, shpenzimet minimale mujore për një familje 4 anëtarëshe në dhjetor kanë arritur në 52 mijë denarë dhe janë rritur për 300 denarë në krahasim me nëntorin. Për ushqim brenda një muaji nevojiteshin së paku 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë, që është më shumë se gjysma e shportës minimale sindikale. Paratë e mbetura, 3.668 denarë janë minimumi i nevojshëm për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje apo këpucë. Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!