Në konferencën e sotme për shtyp “Grupi i Zjarrit” sot shpalosi përsëri kërkesat e tyre për reforma dhe përgjegjësi brenda BDI-së.
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti gjatë fjalimit tha se në këtë konferencë për media janë mbledhur anëtarët e partisë të cilët janë të përfshirë në organet BDI-së dhe institucioneve shtetërore.
“Pas kërkesës tonë para tre muajve filloi funksionimi i organeve të BDI-së. Mirëpo pas dy mbledhjeve u ndërpre puna e organve.
Jemi informuar se nuk do të ketë mbledhje për temën e llogaridhënies”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti nga konferenca përsëri akuzoi zv. kryeministri Artan Grubi se me veprimet e tij po ndikon në përçarjen brenda BDI-së
Mexhiti tha se kjo është luftë për vlera dhe nuk ka të bëjë me çështjet gjeostrategjike të vendit, si marrëveshja me Greqinë dhe Bullgarinë.
Mexhiti theksoi se dështimet në politikë tregojnë edhe anketa e fundit e IRI-it e cila tregon pakënaqësinë e qytetarëve, si dhe për herë të parë opozita ka dalë me mbështetje më shumë se BDI.
Ai shtoi se përmes së kësaj konference dëshiron që të kthejë debatin brenda partisë për shkak se BDI për momentin e ka humbur kontaktin me realitetin.