Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Partia s’mund të jetë pronë individi

Sela: Partia s’mund të jetë pronë individi

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Kongresin e partisë ku pritet të zgjidhet kryetari i ri tha se si subjekt politik po vendosin standarde të reja në politikën në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Sela tha se partia nuk është dhe nuk do të jetë pronë e asnjë individi.

“Partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi, e unë sot jam këtu me krenarinë më të madhe për të thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar shumë fjalëve tjera deri tani. ASH nuk ka qenë kurrë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër, përveç se eshqiptarëve”, tha mes tjerash Sela.

Sela tha se ai mendon që ASH-në duhet ta udhëheqë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, Arben Taravari.

“Sot jemi mbledhur për të zgjedhur të parin në mesin tonë për 4 vitet e ardhshme, referenca ime ka qenë dhe unë kam menduar që ai që do të duhet ta vazhdojë rrugëtimin e ASH-së të jetë miku im Arben Taravari”, tha mes tjerash Sela.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!