Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeveria me paga dy herë më të ulëta se ato të Kosovës...

Qeveria me paga dy herë më të ulëta se ato të Kosovës dhe dhjetë herë më të ulëta se ato të Austrisë

Kryeministri i Dimitar Kovaçevski ka rrogë prej 88.260 denarë ose gati 1.500 euro, ndërsa për zëvendëskryeministrat dhe ministrat rreth 70.000 denarë ose gati 1.200 euro.Është gati dy herë më pak se sa pagën e marrin kolegët e tyre kosovarë.

Në Kosovë paga e kryeministrit është 2950 euro, e zëvendëskryeministrave rreth 2500 euro, ndërsa ministrat kanë paga nga 2000 euro.

Nëse këto paga të ministrave krahasohen me qeveritë e vendeve të BE-së, dallimi është edhe më drastik.

Për shembull, paga e kryeministrit në Austri është 22.640 euro, ndërsa ajo e ministrave është pak mbi 18.000 euro, pra më shumë se dhjetë herë më e lartë se të ardhurat e ministrave tanë.

Tek fqinjët, kryeministrat dhe ministrat e Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë kanë paga më të larta, ndërsa Qeveria e Serbisë janë afërsisht të njëjta me ato të Maqedonisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments