Kryetari i ASH-së, Arben Taravri sot në një koferncë u shpreh se ASH-ja do të angazhohet me tërë kapacitetet e saj për të sjellur një pako për shtetin e së drejtës dhe luftë të pakompromistë kundër korrupsionit.
“1. Ligj për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve;
2. Ligj për Zyrën për Rikuperimin e Pasurive, përgjegjëse për konfiskimin e aseteve kriminale;
3. Një pako legjislative për moralizimin e jetës publike, përfshirë një Ligj për vetingun e integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, përfshirë në arsimin e lartë dhe në shëndetin terciar, si dhe një Ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat, drejtorët e agjencive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike si dhe zyrtarëve të lartë komunal;
4. Dyfishimin e investimeve publike në gjyqësor, në prokurorinë publike dhe në institucionet përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit” u shpreh Tarvari sot në ditën kundër Korrupsionit.
Nga ana tjetër, Taravari duke folur për korrupsionin u shpreh se grupi amerikan të hetojnë çdo person për korrupsion pasi siç ka thënë Presidenti Biden vitin e kaluar kur e vendosi luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare së SHBA-ve, “Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm qeverisje e mirë. Është vetëmbrojtje. Është patriotizëm dhe është thelbësore për ruajtjen e demokracisë dhe së ardhmes sonë”.
Tarvari gjithashtu shpalosi edhe datën e kongresit të ardhshëm duke e zhvendosur nga 17 Dhjetori në 24 Dhjetor./TS/