I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares ka vrarë veten
Ministri Xhelal Sveçla ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Sokol Halili, ka vrarë veten.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.