Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëPunëtorët e marketit në Gjilan konfrontohen me grabitësin e armatosur (VIDEO)

Punëtorët e marketit në Gjilan konfrontohen me grabitësin e armatosur (VIDEO)

Është mesnatë dhe për punëtorët e marketit Tina në Gjilan orari gati ka përfunduar.

Mirëpo, për dikë tjetër aktiviteti kriminal tek në këtë kohë ka nisur.

Ky person i armatosur tentoi që në këtë lokal ta grabiste pazarin ditor.
Kështu, nën kërcënimin e armës e detyroi njërin prej punëtorëve që t’ia mbushë qesen me para.

Përveç të hollave, grabitësi ia kërkoi atij edhe një byzylyk të qafës.

Në këto momente tensioni, njëri prej punëtorëve i vërsulet personit të armatosur, duke tentuar që t’ia marrë armën.

Në ndihmë i dalin edhe punonjësit e tjerë, duke ia dal që t’ia largojnë pistoletën 40 vjeçarit me inicialet S.I.

Brenda pak minutave, në lokal mbërrijnë edhe njësitet policore të cilat arrestojnë të dyshuarin.

S.I dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një vjedhje tjetër që ndodhi para pak kohe në Gjilan.

“Dyshohet se personi i njëjtë ka qenë i përfshirë edhe në një grabitje tjetër këtu në Gjilan, në një pikë karburantesh”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

S.I mësohet se është me vendbanim në komunën e Vitisë dhe vjedhjet dyshohet që t’i ketë kryer kryesisht në Gjilan, për t’ua vështirësuar organeve të rendit zbulimin e tij.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments