Kushtrim Ahmeti nga Kumanova është zgjedhur ushtrues i detyrës, rektor i Universitetit të Tetovës. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Senatit të UT-së.
Poashtu, në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, prof. dr. Vullnet Ameti është zgjedhur kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.