Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër një vit u shtrenjtua gjithçka!

Për një vit u shtrenjtua gjithçka!

Sipas sindikatës, shporta minimale e konsumit është 43 mijë denarë, ose duke përfshirë inflacionin ajo arrin mbi 51 mijë denarë. Për një vit u shtrenjtua gjithçka, por më së shumti ushqimi dhe energjia. Buka dhe drithërat shiten me çmime dyfish më të larta se një vit më parë.

Mbi 40 % janë shtrenjtuiar edhe çmimet e qymështit, djathit, vajit dhe derivatet e naftës. Energjia termike është rritur për 30 % ndërsa energjia elektrike mbi 20 %.

“Alarmi i kuq është ndezur, punonjësit mezi mbijetojnë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre shporta e konsumit është 17 mijë denarë  më tepër se vitin e kaluar. Sindikata kërkon që qeveria të reagojë menjëherëdhe ti pranojë propozimet e tyre antikrizë.

“Ne si sindikata më e madhe jemi të shqetësuar dhe besojmë se punëtorët dhe qytetarët do të arrijnë në një pozitë të vështirë ekonomike dhe sociale, me rritjen e inflacionit në vend”, informoi Lidhja e Sindikatave.  Inflacioni vazhdon të rritet nga muaji në muaj dhe në tetor arriti 19.8 për qind, gjë që ndikon në uljen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe çon në varfërimin e të gjithë popullsisë.

Sindikata e Maqedonisë përgatiti shportën e re minimale sindikale për muajin tetor e cila arriti në 51.514,00 denarë dhe është rritur për 1.290,00 denarë krahasim me muajin shtator kur  ishte 50.224,00 denarë, ndërsa nga janari I këtij viti u rrit për 15.703,00 denarë.

Nga muaji në muaj  kostoja e jetesës për një familje katër anëtarëshe po rritet në mënyrë drastike dhe pagat nuk po ndjekin të njëjtën rritje. Sindikata kërkon rritje të pagave për të gjithë punonjësit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

/SHENJA/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!