Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë sikur gjyshi me nipin

Kurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë sikur gjyshi me nipin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën për media për raportet me Amerikën, pasi nuk po shtyhet vendimi për targat.

Kurti ka thënë se nuk janë raporte sikur gjyshi me nipin.

“A po prishemi me Amerikën, a do ta dëgjoni Amerikën. Nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kena kështu raporte me SHBA-në sikur gjyshi me nipin. Nuk e di kush po ua lexon këto, se s’besoj që i keni lexu vetë e po mendoni kështu. Asnjë vendim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan. SHBA-në e kemi miq dhe partner. Miq dhe partner, nuk shkruajnë aso komunikata që cituat ju. Kjo mënyrë ëhtë edhe ofendim për Amerikën, ata janë vend demokratik”, tha Kurti në konferencën për media, transmeton Nacionale.

“Aleanca jonë me ta është aleancë që bazohet mbi vlera e qëllime mbi interesa të përbashkëta. Ne e kemi shtyrë njëherë vendimin. E kemi shtyrë për një muaj, dhe jemi marrë vesh që është shtyrja e fundit. Duke pasur parasysh brengën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, kemi bërë sekuencimin në zbatim dhe kemi përdorur Ligjin që ofron mundësinë e qortimit, të gjobave, dhe pastaj targa të përkohshme. Dhe kjo bëhet duke i njoftuar ata paraprakisht. Na jemi në real time në kontakt, nuk ka befasi këtu. Jemi të vendosur që ligjshmërinë të mos e komprometojmë, dhe në anën tjetër edhe brengat që i kanë për paqen dhe sigurinë i përfillim me seriozitet”, deklaroi Kurti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!