Donald Trump mund të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA

0
62

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump po diskuton me ekipin e tij për të shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA më 14 nëntor të vitit 2024.

Trump foli për rikthimin e tij të mundshëm në politikë gjatë një mitingu në Iowa dje. Këshilltarët e Trump shpjegojnë se sa ka gjasa që ai të kandidojë përsëri në 2024, shkruan BBC, duke iu referuar artikullit të publikuar në Axios.

“Mendoj se Trump dëshiron të shpallë kandidaturën e tij përpara Ditës së Falënderimeve (24 nëntor)”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i Trumpit.

Sakaq këshilltarët e Trump nuk përjashtuan mundësinë që ish-presidenti të vonojë njoftimin për kandidaturë apo edhe të ndryshojë mendje.