Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria e RMV-së miratoi vendim për bursa për nxënësit e shkollave të...

Qeveria e RMV-së miratoi vendim për bursa për nxënësit e shkollave të mesme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 93-të e angazhoi Ministrinë për Arsim dhe Shkencë që deri në fund të muajit të publikojë konkursin për bursat e shkollave të mesme.

Në këtë seancë u përcaktuan numrat e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23 në shkollat e mesme. Vlera e bursave për shumicën e kategorive do të jetë 3 500 denarë në muaj, për nxënës të talentuar – sportistë; nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike; nxënës të talentuar në fushën e arteve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për mbështetje sociale të nxënësve të shkollave të mesme; për nxënësit – fëmijë pa prindër, studentë që zbatojnë programe mësimore nga profesioni i hotelerisë dhe turizmit; për nxënës nga profesioni elektroteknik; nga profesioni i ndërtimit dhe gjeodezisë; nga profesioni bujqësor-veterinar; për nxënës e inxhinierisë; nga profesioni i tekstilit dhe lëkurës; për nxënësit që zbatojnë programet për aftësimin profesional dhe arsimin profesional në kohëzgjatje trevjeçare; për nxënësit që do të regjistrohen në klasat e arsimit profesional, në të cilat mësimi praktik do të realizohet me një numër të shtuar orësh, sipas programeve të arsimit profesional.

Ndërsa të gjithë nxënësit romë do të marrin bursa në vlerë prej 800 denarë deri 2 200 denarë, varësisht nga suksesi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!