Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM: Që nga fillimi i vitit pensionet janë rritur për 10%

LSDM: Që nga fillimi i vitit pensionet janë rritur për 10%

Qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski kujdeset për të gjithë pensionistët dhe vazhdon të rrisë pensionet në kushte krize. Nga fillimi i vitit të gjithë 330.000 pensionistëve janë rritur pensionet për 10 për qind, thonë nga LSDM.

“Sipas metodologjisë së re, pensionet janë rritur dy herë këtë vit, në shtator me 6.8 për qind dhe më herët në mars me 2.9 për qind.

Në nivelin e pensionit mesatar, vetëm me rritjen e fundit prej 6,8% do të thotë 1.200 denarë në muaj plus për pensionistët që marrin pension mesatar dhe më shumë për ata me pension mbi mesatar.

Rritja e radhës e pensioneve në mars të vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth 6 për qind, me çka pensionet në një periudhë 12 mujore do të rriten për rreth 16 për qind.

Rritja e pensioneve vjen si pasojë e metodologjisë së re, sipas së cilës pensionet përafrohen dy herë në vit me rritjen e pagës mesatare dhe me rritjen e kostos së jetesës”, thonë nga LSDM.

Metoda e vendosur për rregullimin e pensioneve, e vendosur përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe dialogut me palët e interesuara, garanton një rritje sistematike, jo të njëanshme, të pensioneve, pavarësisht nga vullneti politik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!