Llabunishti zgjodhi Kryetarin e Bashkësisë Lokale z-tin Mirsad Memishoskin
Nën organizimin e Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim,në një tubim masovik dhe dinjitoz,qytetarët e Llabunishtëss zgjodhën Këshillin e ri,Kryetarin dhe organet e Bashkësisë Lokale. Qytetarët e Llabunishtës me votim publik njëzëri zgjodhën këshillin dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Lokale z-Mirsad Memishoskin për katër vitet e ardhshme ,ndërsa Sekretar të Bashkësisë Lokale e zgjodhën z-tin Jasmin Qazimoskin . Qytetarët e tubuar nga kryesia e re e Bashkësisë Lokale kërkuan që Bashkësia Lolale të jetë aktive në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve të Llabunishtës.
Informojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim.