Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka treguar edhe arsyet e vonesave në autostradën Shkup-Bllacë. Sipas Grubit, shkak për këto vonesa është bërë firma që fitoji tenderin për mbikëqyrjen e autostradës, pasi e njëjta kishte lidhje me shtetin rus dhe bankat nga Rusia.
“U shpall tenderi për rrugën Shkup-Bllacë, aplikuan dy kompani njëra ishte kompani kroate dhe një kompani amerikane, por kjo e fundit nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e duhur dhe u skualifikua, me ç’rast mbeti e vetmja kompania kroate. Në periudhën e dorëzimit të garancisë bankare, kjo kompani nuk arrit t’i dorëzojë 2.7 milionë euro si garanci bankare për të filluar negociatat me Bektelin. Kur ne kontrolluam doli se kompania kroate, është në pronësi ruse. Ndërsa në bordin drejtues ka rus që janë të ndërlidhur me shtetin. Të gjitha mjetet i kishte në bankë ruse dhe nuk arriti t’i dorëzojë”- tha Grubi.