Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShahu në Maqedoni do të bëhet lëndë zgjedhore për fëmijët e klasës...

Shahu në Maqedoni do të bëhet lëndë zgjedhore për fëmijët e klasës së parë dhe të dytë

Nga viti i ri shkollor, shahu do të jetë lëndë zgjedhore për fëmijët e klasës së parë dhe të dytë, konfirmuan nga Federata e shahut të Maqedonisë (FShM), pasi programi i tij u pranua nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Fillimisht, do të përfshihen vetëm këto mosha, pasi kjo lejohet nga kurrikula dhe programi, transmeton Portalb.mk.

“Prej disa vitesh jemi përpjekur ta fusim shahun si lëndë zgjedhore, duke ndjekur shembullin e disa vendeve të tjera si Polonia dhe Anglia. Këtë vit kemi hasur në një qasje pozitive nga Ministria e Arsimit dhe ministri Jeton Shaqiri, kështu që nisi e gjithë iniciativa. Shahu ka shumë përfitime. Fëmijët që mësojnë shah që në moshë të vogël kanë përqendrim të shtuar, të menduarit logjik më të mirë, janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve, analizën etj., thonë nga Federata e Shahut.

Programi i shahut në shkolla është zhvilluar në bashkëpunim me mjeshtrin ndërkombëtar Orce Dançevski, i cili mban orë shahu në shkollën fillore “Yahja Kemal”, ku shahu për dhjetë vjet është lëndë e detyrueshme për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta.

“Mësimdhënia do të zhvillohet nga mësues të cilët tashmë janë të punësuar në shkolla dhe do të trajnohen nga trajnerë shahu. Në Maqedoni janë rreth 22 persona që kanë licencë trajneri nga Federata ndërkombëtare e Shahut (FIDE). Sshembull i ngjashëm i futjes së shahut në shkolla ekziston ​​në Poloni, dhe ne i morëm përvojat tona prej andej. Edhe aty janë trajnuar mësuesit e klasës për mësimin e orës së shahut dhe projekti ka rezultuar me sukses të madh”, shtojnë nga FShM.

Ndryshe, nga shtatori nxënësve të klasës së dytë nëpër shkollat në shtet, do t’ju nevojiten kompjuter, projektor, pajisje dixhitale (fotoaparat, telefon, televizor, CD pajisje), por edhe mozaiqe, pllaka logjike, loja “Mos u zemëro njeri”, vegla kopshtare, pajisje për higjienë personale dhe higjienë në shtëpi, që mësimdhënësit të mund ta realizojnë programin mësimor në lëndën Shoqëri, në pajtueshmëri të Konceptit të ri për arsim fillor. Këto janë vetëm një pjesë e pajisjes dhe mjeteve të cilat do t’u nevojiten Byroja për Zhvillim të Arsimit paradokohe i publikoi programet mësimore për lëndët për klasë të dytë dhe të pestë, ndërsa ndërkohë pritet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i shtypë librat e reja për këto lëndë.

Rregullat e reja të të mësuarit filluan të zbatohen vitin e kaluar, kur u vendosën vetëm në klasë të parë dhe të katërt.

Programet mësimore për klasë të dytë dhe të pestë, përmbajnë një sërë risish. Kështu, në atë për lëndën Shoqëri për klasë të dytë, në sferën Arsim dixhital, Zhvillim personal dhe social, Teknikë dhe teknologji, është theksuar se nxënësit do të duhet të dijë të vlerësojë kur dhe në çfarë mënyre për zgjidhje të ndonjë detyre/problemi, nevojitet edhe përdorim efektiv i TIK-së. Pastaj, duhet të dijë të përcaktojë se çfarë informata i nevojiten, të gjejë, zgjedhë dhe ndërmerr të dhëna, informata dhe përmbajtje dixhitale.

Ajo çfarë është e re, është që nga viti i ardhshëm shkollor, nxënësit e klasave të pesta do të ketë lëndë të reja, të cilas, sipas asaj që janë theksuar në programin mësimor, është bashkim nga dy lëndë. Kështu, lëndë të re do të kenë Histori dhe shoqëri, si dhe Arsim teknik dhe informatikë. Në lëndën Histori dhe shoqëri do të mësojnë për individin dhe shoqërinë, për popullsinë dhe kontinenetet, si dhe për prahistorinë dhe historinë. Për këtë, në orë do të përdorin pajisje të mençura (smart) dixhitale, libër shkollor, enciklopedi, fjalorë, atllas gjeografik, hartë fiziko-gjeografike të botës, hartë politiko-gjeografike të botës, paraqitje vizuale për karakteristikat e popullsisë së kontinenteve (ngjyrë të lëkurës, traditë), mozaiqe me fotografi nga kryeqytetet e shteteve ml të mëdha në botë dhe paraqitje të tjera dhe mjete ndihmëse vizuale.

Në lëndën Shoqëri dhe kulturë demokratike, është theksuar se “nxënësi duhet të dijë t’i identifikojë dhe respektojë të gjithë simpolet kombëtare të shtetit Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të manifestojë ndjenjë përkatësia ndaj shtetit”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!