Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBislimovski: Qytetarët le t’i marrin seriozisht thirrjet për kursimin e energjisë elektrike

Bislimovski: Qytetarët le t’i marrin seriozisht thirrjet për kursimin e energjisë elektrike

EMV nga dje ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhimin dhe për të siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike.

Kompania apelon që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike.

Çdo kilovat orë e kursyer, thekson EMV, do të nënkuptojë më pak shpenzim të qymyrit, mazutit dhe gazit.

Edhe shteti bën thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike.

Poashtu bën me dije se për përballimin e krizës energjetike janë dhënë mbi 100 milionë euro.

“EMV-së i janë vënë në dispozicion 3,1 miliardë denarë për rritjen e prodhimit dhe sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike. Mbështetjen financiare EMV do ta shfrytëzojë edhe për furnizim me lëndë të parë bazë, thëngjill, mazut e të tjera, e cila është në funksion të mbështetjes së vazhdimit të prodhimit për furnizim të pandërprerë me energji elektrike”, njoftoi Ministria e Financave.

SHA EMV njoftoi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të prodhuar sasitë e nevojshme deri në fund të sezonit të ngrohjes.

“Nëse respektojmë masat, energjia e kursyer do të mund të ridrejtohet në ekonomi, veçanërisht në kompani dhe institucione të mëdha që blejnë energji elektrike në tregun e lirë me çmime jashtëzakonisht të larta, dhe kështu do të mund t’u ofrojmë atyre një shumë të caktuar me çmime më të ulëta, me të cilat kostot e funksionimit të tyre do të ulen. Vetëm duke kursyer energjinë elektrike mund të ndihmojmë spitalet, shkollat, kopshtet dhe ekonominë që së bashku të dalim nga kjo krizë e imponuar”, theksojnë nga EMV.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski dje ka dërguar mesazh se duhet kursyer energjia elektrike.

“Mendoj se i gjithë opinioni duhet t’i marrë pak më seriozisht masat e kursimit, sepse në kushtet e çmimit të energjisë elektrike në bursat prej 700-800 euro, mendoj se asnjë kompani nuk mund të punojë normalisht, veçanërisht kompanitë që kanë proces prodhimi. Besoj se edhe shteti do të duhet të ndihmojë në këtë pjesë në sigurimin e energjisë elektrike më të lirë”, tha Bislimoski në një konferencë për media.

Vlerësimi i tij është se EMV për nevojat e tregut të rregulluar, veçanërisht për amvisëritë, jep një çmim relativisht të ulët.

“Tashmë qytetarët mund të shohin në faturat e tyre se tarifa e lirë u kushton 10 euro për megavat orë si produkt. Fakti që në bursë është 400, 500, 600 euro dhe ka pasur ditë edhe 800 qytetarëve tanë u kushton 10 euro për megavat orë, tarifë e lirë. Blloku i parë kushton 71 euro, blloku i dytë 76.5 euro, blloku i tretë 86 euro dhe blloku jashtëzakonisht i katërt 229 euro. Kur i krahason këto çmime me ato që janë në bursë, ka situata ku blloku i parë dhe i dytë janë diku 10 herë më të lira se sa është në bursë në Hungari, një bursë referente për rajonin tonë”, specifikon Bislimoski.

KRRE ndjek vazhdimisht tregtarët e energjisë elektrike dhe monitoron tregun.
Siç tha Bislimoski, për gjashtë muajt e parë çmimi i shitjes së furnizuesve në vendin tonë është më i ulët se çmimi i blerjes, sepse furnizuesit më të mëdhenj kanë kontrata me çmime shumë më të ulëta.

“Diku në korrik apo gusht nuk i kemi marrë të dhënat, por ajo që marrim nga kompanitë, diferenca varion nga 5 deri në 20 për qind, e diku edhe 25 për qind, por ende nuk i kemi marrë të dhënat përfundimtare”, theksoi Bislimoski.

KRRE, shtoi Bislimoski, nuk mund të kufizojë marzhet për shitjen e energjisë elektrike.

“Duhet të ndjekim rekomandimet e BE-së, të cilat do të përcaktojnë një boshllëk të caktuar – maksimumi deri në të cilin mund të shkojnë marzhet dhe besoj se kjo do të ndodhë shpejt në vendin tonë”, tha Bislimoski.

Kryetari i KRRE-së siguron se nuk ka tarifë të re për energjinë elektrike.

Sipas tij, për energjinë e konsumuar gjithmonë është paguar një tarifë e rrjetit.

Rrjetet nga ana tjetër janë bërë më të shtrenjta për shkak se humbjet e energjisë elektrike janë rritur në mënyrë drastike.

“Kur shtohet kostoja e energjisë elektrike për shembull për bllokun e parë dhe shtohet kostoja e tarifës së rrjetit, çmimi total për energjinë elektrike do të merret si më parë. Është vetëm një e vërtetë, ajo është se nuk ka taksë të re, por në faturat e reja qytetarët marrin çmimin e energjisë elektrike si produkt dhe çmimin e përdorimit të tarifës së rrjetit. Kjo praktikë ekziston në të gjitha vendet anëtare të BE-së”, sqaroi Bislimoski.

Ai po ashtu përkujtoi se legjislacioni i Maqedonisë dhe vendimet e KRRE-së janë në përputhje me praktikën evropiane, kështu që qytetarët marrin çmim të veçantë për energjinë elektrike si produkt dhe çmim për çdo bllok, që të dinë se sa u kushton rryma.

TE-TO duhet të punojë në sezonin e ngrohjes.

“Funksionimi i TE-TO në pjesën e energjisë elektrike është i nevojshëm në muajt e dimrit nga pikëpamja teknike, për të stabilizuar kushtet e tensionit në rrjet. Sipas meje, nuk ka mundësi që TE-TO të mos punojë në muajt e dimrit”, thekson Bislimoski.

Kryetari i KRRE-së është i vendosur se tashmë është shpallur një situatë krize në sektorin e energjisë dhe shteti do të gjejë mënyrën për të funksionuar sistemin e ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!