Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpasovski: Prej sot pagat në MPB janë më të larta për 5%

Spasovski: Prej sot pagat në MPB janë më të larta për 5%

“Në drejtim të motivimit të vazhdueshëm të punonjësve në MPB, pagat i kemi rritur 5 për qind duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2022, nga Buxheti i MPB-së, që paraqet rritjen e tretë të pagave të punonjësve në MPB”.

Këtë e ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar se në vitin 2018 u arrit rritje pagash për rreth pesë mijë nëpunës të uniformuar policor, në këtë rast duke mundësuar ndarjen e pozicioneve të punës polic i ri, polic dhe polic i lartë nga punonjësit e tjerë.

“Me këtë, për herë të parë janë shtuar me 10 pikë për nëpunësit policorë dhe 20 pikë për pozicionin e punës “polic”, nga kategoritë E5, E4, E3 dhe ZH5, ZH4 dhe ZH3, për të cilin në Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2019 janë kërkuar dhe miratuar mjete për pagesën e rritjes së pagave në vlerë prej 80.000.000 denarë në vit për 4.821 punëtorë të uniformuar. Është veçanërisht e rëndësishme për këtë udhëheqësi të MPB-së që një rritje e tillë për komponentin bazë të punonjësit të policisë realizohet për herë të parë që nga viti 1991” ka shkruar Spasovski.

Rritja e dytë pasoi në shtator të vitit 2019, gjatë të cilës paga e punëtorëve në MPB u rrit për 5%, dhe për të realizuar këtë rritje, vlera e pikës u rrit nga 26,09 denarë në 27,72 denarë.

Gjithashtu, me rritje pagash prej 30 për qind, janë të mbuluar 100 persona nga Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, dhe kjo konsiderohet nga data 01.01.2020.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!