Në qendrën policore “Gjorçe Petrov”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me një pjesë të kryesisë së MPB-së, së bashku me zëvendësambasadorin e Republikës Çeke, Lubomir Pshenka, mori pjesë në pranim dorëzimin e Dhurimit të shtatë automjeteve të reja për nevojat e Departamentit për Operacione të Posaçme Policore pranë Byrosë së Sigurisë Publike në MPB.
Ky furnizim është zbatuar në përputhje me marrëveshjen për donacion të mjeteve finansiare nga Republika Çeke dhe përbëhet nga: pesë vetura “Shkoda Kodiaq” me vlerë 9,863,000 euro dhe dy vetura për transport dhe shpërndarje të shpejtë “Renault Master” me vlerë prej 4,399,322 denarë.