Mbrëmjen e djeshme (24 gusht) rreth orës 19:00 në Tetovë është raportuar se nga ballkoni i banesës në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën ka qëndruar së bashku me O.O.(38) nga Reçica e Madhe e Tetovës, në çatinë e një objekti hoteliere në katin përdhesë të pallatit, ka rënë 29-vjeçarja S.J. nga Republika e Serbisë. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës. Nga ana e ekipit të SPB Tetovë është kryer kontroll, gjatë të cilit në banesë janë gjetur mbetje të kokainës dhe sende të tjera. Pas përfundimit të kontrollit O.O. është i privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojë parashtrim përkatës.