Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga erërat e forta në Ohër, bie çatia, dëmtohen disa shtëpi të...

Nga erërat e forta në Ohër, bie çatia, dëmtohen disa shtëpi të tjera (FOTO)

Konstruksioni i çatisë së shkulur nga një objekt nga stuhia që goditi Ohrin pasditen e sotme ka dëmtuar disa shtëpi dhe një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i Qendrës për menaxhim me kriza nga Ohri, Mitko Temelkoski, duke theksuar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Kemi raportim për një pjesë të rrëshqitjes së çatisë në rrugën “Lazo Tërpovski”, e cila ka dëmtuar disa objekte më të ulëta fqinje. Janë shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Temelkoski.

Erërat e forta, të shoqëruara me shi dhe breshër shkulën drunj, këputën degë dhe këputën kabllot e operatorëve të telefonisë dhe televizionit në qytet.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments