Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSali: Nëse ka shkelje, do të ketë dhe përgjegjësi për rastin “Zhan...

Sali: Nëse ka shkelje, do të ketë dhe përgjegjësi për rastin “Zhan Mitrev”

Në vijim e sipër janë mbikëqyrjet dhe aktivitete e tjera me qëllim të përcaktimit dhe verifikimit të fakteve që kanë të bëjnë me rastin e storjes së redaksisë së IRL-së. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali duke nënvizuar se gjatë tre viteve të fundit, inspektorati sanitar dhe shëndetësor ka realizuar 45 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 52 inspektime të jashtëzakonshme në 12 institucione shëndetësore private.

“Në spitalin klinik Zhan Mitrev janë kryer 3 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme. Informacione më konkrete në lidhej me mbikëqyrjet e realizuara mund të merrni nga drejtorët e institucioneve që sot janë të pranishëm me mua në këtë konferencë për media. Derisa zhvillohet kjo konferencë për media, po mban takim pune edhe Komisioni etik në Malmed bashkërisht me shërbimin profesional dhe përfaqësuesit e spitalit klinik Zhan Mitrev ku diskutohet për informacionet se a janë kryer hulumtime klinike ndaj pacientëve që janë trajtuar në spital, se a janë bërë ata sipas dispozitave që janë në fuqi. Në vijim e sipër janë edhe aktivitetet e Odës së mjekëve po ashtu në lidhje me realizimin e mbikëqyrjes profesionale dhe i pres informacionet përfundimtare që kanë të bëjnë me rastin Brezev”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Sali tha se ndjen përgjegjësi dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit që rasti Brezev të zbardhet deri në fund.

“Ndjej përgjegjësi të thellë dhe jam i gatshëm që kësaj procedure t’i shkojmë deri në fund. Secili nga ne ka përvojë negative në raport me Kovidin në vendin tonë, por problemi nuk është vetëm këtu. Patjetër duhet të kemi sistem që funksionon dhe i mbron qytetarët, në këtë rast pacientët tanë. Ashtu siç kam thënë po e përsëris askush nuk është mbi ligjin, andaj ky rast nuk do të harrohet por do ta zhvillojmë deri në zgjidhjen përfundimtare. Këtu po e përsëris se MSH-ja mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, përfshi edhe Prokurorinë Publike. Nëse vërtetohet shkelja përgjegjësi do të ketë”, tha Sali.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!