Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shkruar në Facebook në lidhje me akuzat e opozitës maqedonase se me propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Maqedoninë e Veriut asimilohet populli maqedonas. Grubi thotë se deklaratat e tilla janë spekulime.
“Brenda i zgjidhëm çështjet me Marrëveshjen e Ohrit, me Greqinë përmes Marrëveshjes së Prespës, me Serbinë përmes autoqefalisë, ka mbetur që të rrumbullakësohet vetëm çështja me Bullgarinë dhe të mbyllet kontestimi shekullor që dështoi të asimilonte popujt e këtyre rajoneve. As romakët, as bizantinët, as osmanët, as serbët dhe as bullgarët nuk ia dolën, nuk arriti askush dhe askush nuk do të ketë sukses. Prandaj, mos gënjeni, mos i trembni njerëzit, lexoni dhe tejkaloni veten, mendoni dhe veproni për Maqedoninë e nesërme evropiane!”, ka shkruar mes tjerash Grubi.