Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit.
Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj.
Ajo është e vogël por punën e bën të madhe për organizmin e njeriut.
Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit.
Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.
Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.
Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.
Pak Kalori
Hudhra mund të përmirësojë shijen e shumë ushqimeve të verës dhe ofron pak kalori.
Mjafton një ose dy thelpinj hudhër, jo vetëm për të gatuar diçka të shijshme por edhe për të marrë vlerat e nevojshme.
Hollon Gjakun
Gjaku i njeriut mund të trashet më shumë gjatë verës kur trupi humbet ujë nëpërmjet djersitjes dhe njerëzit duhet të pinë më shumë ujë që të hidratohen.
Hudhra njihet si një ndër perimet më të mira për hollimin e gjakut, madje shmang trombozën.
Vitamina C
Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve.
Lëkura ka më shumë nevojë për këtë vitaminë sepse është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë.
Një racion prej 28 gramë hudhër ofron dhe plotëson 15% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.
Antioksidantët
Hudhra është shumë e pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira në organizëm.
Antioksidantët tek hudhra mbështesin mekanizmat mbrojtës së trupit kundër dëmeve të shkaktuara prej këtyre substancave.
Përpos tyre, hudhra mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut dhe e mbron trurin nga sëmundjet që i kanosen si pasojë e moshës apo stilit të jetesës.