Dështimi i politikës, sukses për ikjen e rinisë!
Ne po jetojmë mes një kohe dëshpërimisht të trishtueshme, gjeneratat e reja fatkeqësisht po ndjekin gjurmët atyre që janë shpërngulur me breza të tërë.
Keqbërja e politikës në vendin tonë e ka mundësuar ikjen si “opsion” të vetëm ku mund të shpresohet për një të ardhme pak më të ndritur.
Nuk po them se ikjet e tilla më gëzojnë, por as nuk mund të them se janë pikëllim, kur asgjë nuk ka ndryshuar tash e disa vite veç premtimeve dhe fjalëve të mëdha që mbeten të pluhunosura qoftë nga pozita, qoftë nga opozita.
Shembujt e tillë të krijojnë më shumë neveri dhe shtojnë injorancën deri në një pikë të habitshme jashta kufijve të vendit tonë, e që për ne është situatë normale!
E vranë edhe atë pak shpresë nga ku prisnim të bëhej më mirë, dhe “u bë më mirë”, falë dështakëve dhe analfabetëve që vrapojnë vetëm në interesa individuale dhe asnjëherë të përgjithshme!
Më vjen keq që vendin tonë e zbukuron vetëm fryma e mërgimtarëve në sezona verore, dhe më vjen mirë nga ana tjetër që n’atdheun tim po mbesin vetëm ata që punuan keq për ikjen tonë!
Izbi Vinca